Informacion për përdoruesit

Ky arkiv dokumentesh elektronike mundëson përdorimin e dokumenteve gjyqësore publike të TPNJ-së që nga viti 1994 e deri më sot.

Përditësim mars 2016: Tani mund të shihen videofilmimet publike nga seancat e gjykimit Karaxhiq

Për gjetjen e filmimeve të lartpërmendura zgjidhni:
• Gjuhët: ‘Të gjitha’
• Emri i Të Akuzuarit: ‘Karadzic Radovan’
• Lloji i dokumentit: ‘Transkripte/Video’
• Titulli i dokumentit: Video
• Datat: Shëno datën ‘nga’ ‘deri më’

Çdo video ka katër kanale dëgjimi: gjuha aktive, anglishte, frëngjisht dhe B/K/S.

Kushdo që përdor kërkuesin Internet Explorer 11 (IE11) mund ta hapë videon duke klikuar menjëherë butonin ‘Luaj’. Për zgjedhjen e gjuhës së dëshiruar në IE11, klikoni në rrethin ‘Audio Selection Menu’ dhe një ndër katër ‘untitled tracks’.

Përdoruesit e kërkuesve të tjerë mund t’i shkarkojnë filmimet. Disa kërkues mund të hapin vetëm videot me kanal dëgjimi standard ose “aktiv””. Për zgjedhjen e gjuhës së dëshiruar në videot e shkarkuara, ju këshillojmë t’i shihni në VLC, një program për hapjen e videove në PC dhe Mac. Për zgjedhjen e gjuhës së dëshiruar në VLC: klikoni në ‘Audio’, pastaj në ‘Audio Track Options’ dhe së fundi në një ndër katër ‘Audio Tracks’.

Mbani parasysh se videot janë skedarë me masë të madhe dhe shkarkimi i tyre mund të zgjasë disa minuta. Shkarkimi i një videoje mund të zgjasë një minutë ose më shumë para se të shfaqet pamja e një seance gjyqësore. Gjatë këtij intervali kohe shfaqet emblema zyrtare e TPNJ-së.

DOKUMENTET MË TË REJA

Në qoftë se kërkoni dokumentet gjyqësore të afishuara më së fundi, mund t’i shikoni duke klikuar në opsionin “Dokumente të Afishuara Së Fundi” Përdoruesit duhet të kenë parasysh se dokumentet afishohen në këtë katalog publik deri në 24 orë pas dorëzimit në Sekretarinë e Tribunalit. Në rast se kërkoni dokumente publike në ditën e lëshimit të tyre, duhet të kontrolloni faqen e Tribunalit www.icty.org ose kontaktoni Zyrën për Median +31 (0) 70 512 8752. 5343 ose 5356.

SHËNIM LIGJOR

Dokumentet e marra nga kjo adresë interneti nuk janë dokumente zyrtare të TPNJ-së dhe përdoren vetëm për informim publik.

Hyni në Dokumentet Gjyqësore të TPNJ-së

Adresa elektronike: 

Fjalëkalimi: 

Harruat Fjalëkalimin?
  



Privatësia | Mosmarrja e Përgjegjësisë

©2009 Kombet e Bashkuara - Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
Raportoni për çfarëdo problemi ose reagoni duke klikuar këtu.