| |
Deklarimi i Papërgjegjësisë për Ueb-sjatin e TPNJ-KB-së
Regjistri Elektronik i Dokumenteve Gjyqësore të TPNJ-së ofron leximin në Internet të dokumenteve gjyqësore të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ndër të cilat parashtrimet e palëve në procese, aktgjykime, vendime, urdhëresa, transkripte dhe prova materiale. Regjistri elektronik i Dokumenteve Gjyqësore të TPNJ-së ofron vetëm dokumente publike varësisht prej procedurës së publikimit të TPNJ-së.
Në çështjet e përfunduara dhe ato që janë duke u gjykuar prej një Dhome Gjyqësore apo prej Dhomës së Apelit, jo të gjitha dokumentet mund të shihen nëpërmjet Regjistrit të Dokumenteve Gjyqësore të TPNJ-së në këtë fazë. Këto dokumente do të jenë të disponueshme në një fazë të mëvonshme, pas përfundimit të procedurës së përfshirjes së materialeve në regjistër. Dokumentet gjyqësore konfidenciale nuk përfshihen në Regjistrin Elektronik të Dokumenteve Gjyqësore të TPNJ-së.
TPNJ-ja nuk ofron garanci për saktësinë e informacionit në dokumentet e disponueshëm në regjistrin elektronik të Dokumenteve Gjyqësore të TPNJ-së dhe nuk mban përgjegjësi për gabime, pasaktësi ose harresa në informacion. Në rast se gjykoni se një informacion i caktuar në këtë regjistër është i pasaktë, jeni të lutur të informoni me shkrim TPNJ-në. Çdo individ që përdor këtë informacion, mban vetë përgjegjësi.
Dokumentet e marra nga kjo adresë interneti nuk janë dokumente zyrtare të TPNJ-së. Vetëm dokumentet e marra drejtpërsëdrejti nga TPNJ-ja dhe të legalizuara prej TPNJ-së në përputhje me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave, konsiderohen autentike për përdorim në procedura gjyqësore në institucione gjyqësore ndërkombëtare ose shtetërore.
Përdorimi i këtij ueb-sajti përbën marrëveshje me këta terma dhe kushte:
(a) Tribunali Penal Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë (“TPNJ-KB”) e mirëmban këtë ueb-sajt (“Sajt”) në shenjë kurtuazie ndaj atyre që mund të zgjedhin t’i qasen Sajtit (“Përdoruesit”). Informacioni i paraqitur këtu është vetëm për qëllim informimi. TPNJ-KB u jep leje Përdoruesve për ta vizituar Sajtin dhe për të shkarkuar dhe kopjuar informacionin, dokumentet dhe materialet (kolektivisht “Materialet”) nga Sajti për përdorimin përsonal jokomercial të Përdoruesit, pa ndonjë të drejtë për t’i rishitur apo shpërndarë ato apo për të përpiluar apo krijuar punime derivative prej aty, varësisht nga termat dhe kushtet e pasqyruara më poshtë, dhe gjithashtu varësisht nga restriksionet më specifike që mund të aplikohen për ndonjë Material specifik brenda Sajtit.
(b) TPNJ-KB e administron këtë Sajt. I gjithë Materiali në këtë Sajt nga TPNJ-KB paraqitet varësisht nga Termat dhe Kushtet e tanishme.
(c) Përveç nëse deklarohet shprehimisht ndryshe, gjetjet, interpretimet dhe përfundimet e shprehura në Materiale në këtë Sajt janë ato të anëtarëve të ndryshëm të stafit të TPNJ-KB, të konsultantëve dhe këshilltarëve të TPNJ-KB që e kanë përgatitur punën dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Kombeve të Bashkuara të TPNJ-KB-së apo të Shteteve Anëtare të saj.
Deklarime të Papërgjegjësisë
Materialet e sjella në këtë Sajt sillen “ashtu si janë”, pa garancion të kurrfarë lloji, qoftë të shprehur apo të nënkuptuar, përfshirë, pa kufizim, garancionet e tregtueshmërisë, përshtatjen e ndonjë qëllimi të caktuar dhe mosshkeljen e një të drejte. TPNJ-KB në mënyrë specifike nuk jep kurrfarë garancish apo reprezentimesh sa i përket saktësisë apo plotënisë të çfarëdo Materiali të tillë. TPNJ-KB kohë pas kohe shton, ndryshon, përmirëson apo përditëson Materialet në këtë Sajt pa paralajmërim. Nën asnjë rrethanë TPNJ-KB nuk do të mbahet përgjegjës për kurrfarë humbjeje, dëmtimi, detyrimi apo shpenzimi që rrjedh apo pësohet me pretendim se ka rezultuar nga përdorimi i këtij Sajti, duke përfshirë, pa kufizim, çfarëdo mangësie, gabimi, mospërfshirjeje, ndërprerjeje apo vonese sa u përket atyre që jepen aty. Përdorimi i këtij Sajti është me rrezikun vetëm të Përdoruesit. Nën asnjë rrethanë, duke përfshirë por pa u kufizuar te neglizhenca, Kombet e Bashkuara, TPNJ-KB apo filialet e tij nuk do të mbajnë përgjegjësi për kurrfarë dëmesh të drejtpërdrejta, të tërthorta, incidentale, të veçantë apo rrjedhimore, madje dhe nëse Kombet e Bashkuara, TPNJ-KB apo filialet e tij janë këshilluar për mundësinë e dëmeve të tilla.
Përdoruesi në mënyrë specifike vërteton dhe pajtohet se TPNJ-KB nuk është përgjegjëse për sjelljen e asnjë Përdoruesi.
Sajti mund të përmbajë këshilla, opinione dhe deklarata të sjellësve të ndryshëm të informacionit. TPNJ-KB nuk e reprezenton as e përfill saktësinë apo mbështetshmërinë e çfarëdo këshille, opinioni, deklarate apo informacioni tjetër të sjellë nga cilido sjellës infomacioni, cilido Përdorues i këtij Sajti apo cilido individ apo entitet tjetër. Mbështetja mbi çfarëdo këshille, opinioni, deklarate të tillë, apo informacioni tjetër do të jetë po ashtu me rrezikun e vetë Përdoruesit. As Kombet e Bashkuara as TPNJ-KB dhe filialet e tij, as ndonjëri nga agjentët e tij gjegjës, të punësuarit, sjellësit e infomacionit apo sjellësit e përmbajtjes, nuk do të jenë përgjegjës ndaj cilitdo Përdorues apo kujtdo tjetër për çfarëdo pasaktësie, gabimi, shmangieje, ndërprerjeje, heqjeje, defekti, ndryshimi të apo përdorimi të çfarëdo përmbajtjeje dhënë këtu, apo për kohësinë apo plotëninë e saj, as do të jenë përgjegjës për kurrfarë dështimi të performansës, virusi të kompjuterit apo dështimi të linjës së komunikimit, pa marrë parasysh shkakun, apo për kurrfarë dëmesh që rezultojnë së andejmi.
Si kusht i përdorimit të këtij Sajti, përdoruesi pajtohet të mos kërkojë dëmshpërblim nga Kombet e Bashkuara, TPNJ-KB-në dhe filialet e tij për çfarëdo veprimi apo për të gjitha veprimet, pretendimet, humbjet, dëmtimet, detyrimet dhe shpenzimet (duke përfshirë pagesën e arsyeshme të avokatit) që dalin nga përdorimi i këtij Sajti prej Përdoruesit, duke përfshirë, pa kufizim, çfarëdo kërkese që pretendon fakte që po qenë të vërteta do të përbënin shkelje të këtyre Termave dhe Kushteve nga Përdoruesi. Nëse Përdoruesi është i pakënaqur me çfarëdo Materiali në këtë Sajt apo me cilindo nga Termat dhe Kushtet e tij të Përdorimit, ndreqja e vetme dhe eksluzive e Përdoruesit është ndërprerja e përdorimit të këtij Sajti.
Ky Sajt mund të përmbajë lidhje dhe referenca me ueb-sajte të palëve të treta. Sajtet e lidhura nuk janë nën kontrollin e TPNJ-KB-së, dhe TPNJ-KB nuk është përgjegjës për përmbajtjen e cilitdo sajt të lidhur apo të çfarëdo lidhjeje që përmban sajti i lidhur.TPNJ-KB i sjell këto lidhje vetëm për përshtatshmëri, dhe përfshirja e një lidhjeje apo reference nuk nënkupton aprovimin nga ana e TPNJ-KB-së të sajtit të lidhur.
Ruajtja e imuniteteve
Asgjë këtu nuk do të përbëjë as do të konisderohet të jetë limitim apo heqje dorë nga privilegjet dhe imunitetet e Kombeve të Bashkuara dhe TPNJ-KB-së, të cilat janë të rezervuara në mënyrë specifike.
Të përgjithshme
TPNJ-KB rezervon të drejtën e tij ekskluzive në diskrecionin vetëm të tij për të ndryshuar, kufizuar apo ndërprerë Sajtin apo cilindo nga Materialet në çfarëdo mënyre. TPNJ-KB nuk do të ketë obligim të marrë në konsideratë nevojat e cilitdo Përdorues lidhur me ato që përfshihen këtu.
TPNJ-KB rezervon të drejtën t’i mohojë në diskrecionin vetëm të tij cilitdo përdorues qasjen në këtë Sajt dhe në çfarëdo pjese aty pa paralajmërim.
Asnjë heqje dorë nga TPNJ-KB prej cilësdo dispozitë të këtyre Termave dhe Kushteve nuk do të jetë me detyrim përveç ashtu siç është dhënë me shkrim dhe me nënshkrim prej përfaqësuesit të tij të autorizuar.
|